Digjen për së gjalli 28 lopë në Babush të Lipjanit

28 prej 31 krerë lopë janë djegur si pasojë e një zjarri të madh që ka kapluar një stallë në Babushin e Muhaxherëve në Lipjan.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë ekipet e zjarrfikësve, policia e Kosovës, ekipet e forenzikës si dhe ekipet e KEDS-it si dhe përfaqësues komunal nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Lipjan.

Feti Krasniqi ,Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Lipjanit tha se menjëherë me të marr lajmin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me stafin e kësaj drejtori po bëjmë vlerësimin e dëmeve, transmeton Ferizajpress.

“Sapo kemi marrë informatën jemi në vendin e ngjarjes bashkë me stafin profesional dhe po bëjmë përpjekjet për vlerësimin që na takon ne si drejtorë dhe në harmoni me kapacitetet tona buxhetore. Na vije keq qe këtij fermeri i ka ndodhur kjo pasi është një nga fermerët potencial të komunës sonë dhe do të bëjmë përpjekje që me kapacitetet që i ka komuna t’i dalim në ndihmë” ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tha se në si Drejtori e Bujqësisë do të mundohemi të ndihmojmë aq sa na lejojnë mundësit buxhetore por adresa për një ndihmë më adekuate është Ministria e Bujqësisë.

Edhe pronari i fermës Muhamet Zeqiri ka thënë se momenti kur është vërejtur zjarri ka qenë shumë vonë që të bëhet diçka.

“Në momentin kur kemi vërejtur se zjarri ka kapluar fermën kam vrapuar që të shpëtojë atë që është e mundur por ishte shumë vonë. Kam hapur derën nga ku kanë dalë një lopë dhe dy viça por për të hyrë Brenda ka qenë e pamundur”, ka thënë ai.

Sipas Zeqirit zjarri ka mund të vije nga ndonjë defekt i rrymës por me këtë po merren ekipet e forenzikës së Policisë së Kosovës dhe ekspertët e rrymës nga kompania KEDS.

Ekipet nga Komuna dhe Ndërmarrja Pastërtia kanë filluar largimin e lopëve të ngordhura dhe groposjen e tyre në lokacionin e caktuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme