Njëri nga figurat kryesore të PDK-së për vite me rradhë ka qenë “krahu i djathtë” e mbështetja më e fort e presidentit dhe ish liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi, nuk ka arritur të siguroj votat e mjaftueshme për tu bërë deputet.
Ai ka arritur të marrë rreth 7 mijë e 500 vota, e të cilat nuk janë të mjaftueshme për të zënë një vend në parlamentin e Kosovës.
Nënkryetari i PDK-së Kuçi, nuk ka qenë dhe shumë prezentë në medie e as nuk është parë shumë aktiv gjatë fushatës elektorale, shkruan Gazeta Monitor.
Ndryshe tashmë kanë filluar të bëhen të ditura rezultate edhe nga KQZ-së për kandidatët që kanë arritur të fitojnë mandatin e deputetin në Kuvendin e Kosovës.
Ajo çka është parë deri më tani, pritet të ketë një ndryshim të rrënjësishëm nga ajo që kemi parë në legjislaturën e pestë të Kuvendit.