Babai raporton vajzën në polici për gërvishtje duarsh në formë balene

Më datë 16 qershor në Prishtinë, një baba ka raportuar vajzën e tij të mitur në polici, e cila ishte bërë pre e lojës së fundit vdekjeprurëse “Balena Kaltër”.

Sipas raportit policor, vajza kishte gërvishtur duart me një mjet të prehtë duke bërë vizatime në formë balene.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme është raportuar se me iniciativën e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe bashkërendimin e veprimeve me ofruesit kryesorë të internetit në Kosovë, ka filluar bllokimi i qasjes në aplikacionin e quajtur ‘Balena Kaltër”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme