Vdes i riu që bëri aksident pak para Iftarit

Ka humbur jetën nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot pasdite rreth orës 19, në bulevardin “Marshall Tito” në afërsi të mbikalimit hekurudhor në dalje të Tetovës.

Sipas zëdhënësit të policisë në Tetovë, Marjan Josifovski, tetovari 26 vjeçar me inicialet E.A nga shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin e motorit, dhe goditi mbrojtësen metalike në afarësi të Monopolit, njofton TetovaSot. Nga goditja ai mori lëndime të rënda trupore dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës, por mjekët vetëm konstaktuan vdekjen e tij.

Policia ka siguruar vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe së bashku me prokurorin publik kanë inspektuar shkaqet për të përcaktuar gjithçka që lidhet me aksidentin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme