Supremja nesër vendos për paraburgimin e Temellkos dhe Taleskit

Këshilli Penal i Gjykatës Supreme nesër në mbledhjen e mbyllur do të diskutojë për kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për ligjshmërinë e paraburgimit të kryetarit të Komunës së Pustecit, Edmond Temellko dhe kryetarit të Komunës së Manastirit, Vlladimir Talleski, njofton Portalb.mk.

Gjykata më e lartë e hierarkisë gjyqësore në shkurt solli vendim për lëndët me Temellkon, por vendimi siç tha kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski nuk ishte i verifikuar dhe nuk ka hyrë në sistem, çka, sipas Vangellovskit, la hapësirë për gjykatësit të cilët vendosën për rivëzhgim të lëndës, që më pas vendimi të vërtetohet.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe vendimi për paraburgim të kryetarit të Komunës së Manastirit, Vlladimir Talleski. Sipas kërkesës për shqyrtim, vendimi është sjell nga “këshilli jo iniciues”, për shkak se gjykatësi Jani Niça në Gjykatën Penale ka vendosur për lëndën, i cili më pas u bë gjykatës në Gjykatën e Apelit, sërish pjesë e gjykatësve të cilët vendosën për rastin.

Kujtojmë se Edmond Temllko është ndër të dyshuarit e parë të PSP-së, i përfshirë në rastin “Titanik”, i cili lidhet me parregullsitë në rastin “Transportuesi”, ku ai dhe 22 persona të tjerë akuzohen për keqpërdorime dhe mallverzime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme