Jo terrorizimit dhe por jo edhe padrejtësisë!

Autor: Haki Abazi

Nga akuza per helimimin e rezervoarit te ujit deri tek dyshimi se ne liqenin e Badovcit kan qene duke pergaditur nje filmim me mesazhe terroriste – vendimi i gjykates per 49 vjet burgim.
Eshte urgjente qe gjyakatesit e rastit te japin FAKTE publike dhe ate ne menyre precize se ku e kane mbeshtetur gjykimin e tyre per nje vendim te tille. Ky eshte presedan jashtezakonisht i rrezikshem dhe i patolerueshem qe mund te ndjell reaksion zingjir dhe afatgjat me pasoja te renda. Reaksioni qytetar nuk ka qene asnjehre per te mbrojtur askend qe eshte terrorist perkundrazi, do te duhej te mbroje drejtesine dhe te drejten e qytetareve kundrejt nje sistemi te manipuluar dhe te degraduar deri ne palce. Nese keta jane vertet terroriste le te behen faktet publike, me siguri qe do te jene te pshtyer nga qytetaret.
Ratko Mladic ka bere udhehqjen e operacionit per vrasjen e 8 mije personave mbrenda nates ne Srebrenice. E gjithe drejtesia nderkombtare ende nuk po mundet ta denoje edhe pas 10 vite proces gjyqesor dhe me prova materiale ne posedim. Nder kriminelet me te medhenje te luftrave ne Ballkan jane denuar me 10 -12 vite heqje lirie.
Ne Kosove ku lulezon krimi politik, ku vrasjet dhe korrupcioni jane martesa me sukseshme per te arritur tek fuqia politike dhe ekonomike, gjykatesit paskan vertetura dhe “lexuar mendjen” dhe nga tentimi per te helmuar rezervouarin e ujit ne Badovoc tani keta djemte me papuce paskan dashur dhe tentuar te realizojne nje video terroriste. Kjo eshte taragjikomike ne te gjitha aspektet, kjo eshte kriminale perderisa nuk paraqiten faktet dhe te dhenat se keta persona paskan pasur lidhje me ISIS ose me ndonje organizate tjeter terroriste. Beni faktet publike perndryshe jeni pergejgjes per orkestrim dhe procese te montuara njejte sikur ato qe i kemi pare ne ish sisitemin.
Nga ana tjeter, per krimnalitet e terrorizem korruptiv ekonomik, dhe vrasjet e veprimtareve politik shperblehesh me pozicione publike, toka publike dhe besa edhe autostrades ja nderrojne kahjen me i ra kah toka e privatizuar. Gjyqesia eshte e heshtur dhe e paafte qe te jete e pavaruar…
Duhet ngritur dyshimin nese duke thene se po luftohet terrorizmi qe eshte kozmetike dhe e orkestruar dhe ne mos individ permbrenda insitucioneve jane duke fshehur pikerisht perkrahjen per radikalizim dhe manipulim te fese per qellime politike dhe favore ndaje aleateve (perkrahesve).
Para ketyre akteve qe ne mungese te deshmive te paraqitura duken skenare te orkesturuara per qellime politike po deshton edhe ai pak shtet qe eshte ndetuar. Ketu drejtesia eshte e kapur, ketu polcia eshte e manipuluar dhe detyrohet per te bere punet me urdhera politike, ketu ekonomia eshte kapur dhe ketu te keqes po i vije era shkrumb.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme