Tragjedia në plazh, flet gjyshi: Si na i përpiu deti vajzat para syve

Gjyshi i 4 vjeçares dhe xhaxhai i 18 vjeçares, që humbën jetën tragjikisht duke u mbytur në det, rrëfen momentet e tmerrit që përjetoi familja e tyre.

Ai ka treguar për hetuesit që po punojnë për zbardhjen e kësaj tragjedie se vajzat i kishin kërkuar leje të futeshin për herë të fundit në det përpara se të ktheheshin në shtëpi, shkruan “Panorama”.

“Ishim duke pushuar si familje. Kemi disa ditë që pushojmë këtu te ‘Shkëmbi i Kavajës’. Po bëheshim gati të largoheshim nga plazhi për t’u kthyer në shtëpi. Vajzat thanë të futemi edhe një herë në det, para se të largohemi për në shtëpi. I lejova dhe i këshillova të mos largoheshin, pasi nuk dinin not. Vajza e madhe e mbante përdore vajzën e vogël dhe u futën e po luanin në breg të detit. Për një moment u përqendruam diku tjetër, duke munduar se ndodheshin akoma në breg. Pas pak minutash nisëm të shqetësoheshim, pasi nuk po i shikonim gjëkundi. Menduam se kishin ngatërruar vendin ku rrinim. Por nuk na shkonte mendja se do të ishin mbytur…”, mësohet të ketë thënë ai.

Në plazhin e Durrësit mungojnë rojet bregdetare, duke sjellë dhe tragjedi të tilla.

Trupi i 4 ­vjeçares u gjet i pari, kurse pas disa orësh kërkimesh intensive, policia njoftoi se kishte gjetur trupin e pajetë të Irma Hidës, e cila rezultonte e zhdukur prej pasdites së të shtunës.

 

Kushërirat 4 dhe 18 vjeçe nga Elbasani kishin ardhur për pushime në plazhin e Durrësit te “Shkëmbi i Kavajës”, së bashku me gjyshin e 4 vjeçares, njëkohësisht xhaxhai i adoleshentes, shkruan “Panorama”.

Ato kishin kërkuar leje te 56­vjeçari të futeshin në det për herë të fundit atë ditë (rreth orës 17:30 të pasdites së të shtunës), por nuk u kthyen më të gjalla në breg të detit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme