Kusari-Lila përfaqëson Kosovën në Kongresin Metropolis në Kanada

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në Kongresin e XII botëror -Metropolis, i cili po mbahet në Montreal të Kanadasë me temën “Sfidat globale, qytetet kryesore në aksion”.

Kryetarja Kusari-Lila ka falënderuar organizatorët e kongresit Metropolis për ftesën e bërë si dhe mbështetjen e organizatës NDI Women për pjesëmarrjen.

Ajo ndër të tjera është shprehur se do të marr pjesë edhe në panelin e të Enjtes, si kryetare e Gjakovës dhe përfaqësuese e Kosovës ku në këtë panel do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Montreal, Z. Denis Coderre, zv/Presidenti i zonës Metropolitane të Barcelonës, z. Alfred Bosch si dhe udhëheqës tjerë lokal për të frymëzuar ndryshimet e domosdoshme globale për shoqëri të qëndrueshme.

Gjatë kësaj vizite në Kanada, kryetarja Mimoza Kusari-Lila do të qëndroj edhe në Toronto ku do të pritet nga Chad Rogers, Konsulli Nderi i Kosovës për Toronto dhe do të ketë tryezë me Ministren e Statutit të Gruas për Provincën e Ontarios, Indira Naidoo-Harris si dhe takim me Richars Koroscill, President i përkohshëm dhe Kryeshef i Odës Ekonomike të Tregtisë.

Në fund, kryetarja Kusari Lila do të vizitoj edhe kryetaren e bashkësisë së Mississauga, znj. Bonnie Crombie, si dhe do të takohet me rrjetin e biznesit dhe komunitetin e diasporës në Hamilton, ku janë përqendruar afro 5 mijë kosovar. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme