AAK tregon kur formohet Qeveria

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk pritet ta bëjë certifikimin e rezultateve zgjedhore të paktën brenda këtij muaji. E deri atëherë partive politike u mbetet të deklarohen pro ose kundër koalicioneve të mundshme për formimin e qeverisë.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se menjëherë pas certifikimit të rezultateve do të formohet edhe ekzekutivi i vendit.

“Qeveria e Kosovës do të krijohet në afat rekord, atëherë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe inatancat tjera të zgjedhjeve të kryejnë punët e tyre”, ka thënë Lekaj.

Pra sipas Lekajt menjëherë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ do të bëhen edhe veprimet e para drejt krijimit të Qeverisë e cila sipas tij do të drejtohet nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, KQZ pas rinumërimit të 145 kutive për të cilat pretendon të ketë hasur në mospërputhshmëri, do të nis edhe numërimin e votave me kusht dhe ato të pranuara me postë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme