Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka treguar për portalin Koha.net se numërimi i votave me kusht ende nuk ka nisur.
Ai ka thënë se ky proces është shtyrë për ditën e hënë në mëngjes. Shkak për këtë është bërë festa e Fitër Bajramit.
Megjithatë, Ahmetaj bëri të ditur se tashmë ka përfunduar numërimi i votave me postë, të cilat kanë arritur rreth 5 mijë sosh.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, mbrëmë në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se numërimi i votave me kusht do të fillonte të shtunën, teksa ka treguar se bëhet fjalë për rreth 25 mijë zarfe. Përkundër kësaj, Ahmetaj njoftoi sot që numërimi i tyre është shtyrë.
“Numërimi i votave me kusht është shtyrë për shkak të Festës së Bajramit. Numërimi i tyre do të bëhet të hënën në mëngjes”, ka thënë Ahmetaj për Koha.net.
© KOHA.