Bajram Kosumi në gjykimin e ish-Ministrave

Ish-Kryeministri Bajram Kosumi pritet të dëshmojë në gjykimin e dy ish-ministrave të kulturës.

Pritet të nisë seanca ndaj dy ish-ministrave dhe dy producentëve filmikë pasi Gjykata e Apelit ktheu në rigjykim këtë çështje.

Në ditën e sotme është ftuar të dëshmojë ish-Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi që ndodhet tashmë në sallë.

Kosumi pritet të dëshmojë në lidhje me disa takime që i ka pasur rreth filmave “Mysafir në Sofër” dhe “Ndjekja e Larës” në kohën sa ishte Kryeministër.

Ish-ministrat e Kulturës, Astrit Haraqija e Valton Beqiri, në dhjetor të vitit të kaluar u dënuan me nga 10 muaj burg me kusht, producenti filmik Armond Morina me 6 muaj burg efektiv, ndërsa producenti tjetër Nehat Fejza u shpall i pafajshëm./kallxo.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme