Kosova dhe Shqipëria kanë dalë këtë muaj nga zgjedhjet nacionale, të cilat kanë sjellë disa ndryshime në tablonë politike.
Mbështetur në rezultatet e pjesshme, në Shqipëri ka dalë fituese absolute Partia Socialiste (PS) që e ka drejtuar Qeverinë në mandatin që po përfundon, ndërsa në Kosovë ka dalë fitues relativ koalicioni i prirë nga Partia Demokratike (PDK), e cila ka qeverisur me vendin prej një dekade, shkruan sot Koha Ditore.
Të dyja këto forca politike janë vënë në thumb të kritikave për raportet e pamjaftueshme që i kanë kultivuar ndërmjet të dyja vendeve, që popullohen kryesisht me shqiptarë.
Është instaluar një praktikë e organizimit çdo vit të mbledhjeve të përbashkëta të Qeverive, por ato nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat. Prandaj, janë artikuluar shumë kërkesa për intensifikim raportesh, për unifikim në shumë segmente, për më shumë shkëmbime dhe për heqjen e shumë barrierave që ndodhen ndërmjet të dyja vendeve