Parlamenti serb ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Ministritë, të cilat ofrojnë krijimin e dy ministrive të reja për mbrojtjen e mjedisit për integrimin evropian.
Kështu, qeveria e re, thuhet të udhëhiqet nga Ana Brnabiq dhe të ketë 18 ministri dhe tre ministra pa portofol, raporton b92, transmeton Indeksonline.
Rreth këtij ndryshimi në ligj, votuan 157 deputetë, 11 ishin kundër. Sipas njoftimeve paraprake, Brnabiq do të paraqesë një ekspoze për formimin e qeverisë e re.
Kjo është përbërja e re e qeverisë serbe:
Ana Brnabiq: Kryeministre
Ivica Daçiq-Ministër i Jashtëm
Nebojsa Stefanoviq-Ministër i Brendshëm
Rasim Ljajiçq-Ministre e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit
Branko Ruzhiq-Ministër i administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale
Dushan Vujoviq-Ministër i Financave
Goran Knezeviq-Ministër i Ekonomisë
Branislav Nedimoviq-Ministër i Bujqësisë
Zoran Mihajloviq-Ministër i ndërtimi, transportit dhe infrastrukturës
Goran Trivan-Ministër i ekologjisë
Aleksandar Antiq-Ministër i minierave dhe energjisë
Nela Kuboroviq-Ministër i Drejtësisë
Aleksandar Vulin-Ministër i Mbrojtjes
Mladen Sarceviq-Ministër i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik
Zlatibor Loncar-Ministër i shëndetësisë
Zoran Djordjeviq-Ministër i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale
Vladan Vukosavljeviq-Ministër i Kulturës
Sllavica Gjukiq Dejanoviq-Ministër pa portofol i ngarkuar për demografi
Milano Krkobabiq-Ministër pa portofol i ngarkuar për zhvillimin rajonal dhe koordinimin e punës së ndërmarrjeve publike.