Çifti i njohur Gjiko dhe Elita Rudi kanë vendosur që së fundmi t’i japin vetes disa ditë pushim.
Ata kanë zgjedhur ishullin e famshëm grek Santorini, për të shkuar së bashku dhe për të shijuar luksin që të ofron ky vend i shumë-dëshiruar nga të gjithë.
Në rrjetet sociale, Elita dhe Gjiko kanë ndarë me fansat disa fotografi, përmes së cilave kanë shfaqur momentet e këndshme që po kalojnë së bashku atje.
Elita ka vënë në pah trupin e saj seksi në një fotografi me bikini të hedhur në Instagram, ndërkohë Gjiko ka publikuar më pas disa imazhe ku shfaqet duke shijuar të qëndruarit në pishinë.
Gjiko për Telegrafin pati treguar se gjatë muajve të nxehtë do të jetë shumë i angazhuar me koncerte, si dhe do të sjellë një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/