Kryeministri italian uron Edi Ramën për fitoren

Pas kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, një tjetër urim vjen për fitoren e kryeministrit Edi Rama, pas avantazhit të thellë që siguroi në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa është afër sigurimit të 74 mandateve, njofton Klan Kosova.

Me anë të një mesazhi, kryeministri italian, Paolo Gentiloni i ka shprehur urimet e tij homologut shqiptar. Mes të tjerash Gentiloni theksoi se PS është një shembull i veçantë, ndërsa u drejtori urimet e tij gjithë shqiptarëve.
“Një fitore e merituar për Shqipërinë. PS, është një shembull i veçantë, urime gjithë shqiptarëve”, tha kryeministri.Po sot, kancelarja Merkel uroi kryeministrin për fitoren me një mesazh ku shkruan edhe për takimin e ardhshëm.“Urime të merituara. Pres të takohemi për pak ditë”, ka shkruar kancelarja gjermane.

Politikanja e fuqishme evropiane dhe kryeministri pritet të takohen në Trieste, Itali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme