Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK do të jetë konstruktive në formimin e institucioneve të Kosovës, sapo koalicioni PAN të dështojë me përpjekjen për krijimin e Qeverisë, transmeton RTK.
Këto deklarata Hoti i ka bërë gjatë një takimi të zhvilluar gjatë ditës së sotme me ambasadorin e Austrisë në Kosovë.
Ja postimi i Hotit në Facebook:
Sot takova Ambasadorin e Austrise ne Kosove. Biseduam për bashkëpunimin e Ministrise se Financave dhe Qeverine e Austrise në kuadër te programit te kredive te buta per financimin e projekteve komunale ne vlere prej 30 mil euro. Marreveshja eshte ratifikuar dhe do te zbatohet se shpejti. Biseduam edhe për nenshkrimin e marreveshjes per eliminimin e tatimit te dyfishte, pasi tani janë kryer negociatat me sukses.
Biseduam edhe per zhvillimet politike. E sigurova se LDK do te jete konstruktive ne procesin e themelimit te institucioneve. E qartesova se ne do te bashkepunojme me forcat politike ne Kuvend per te themeluar Qeverine sapo te deshtoje perpjekja e koalicionit PAN.
Kosoves i duhet Qeveri proevropiane, qe siguron qeverisje me duar te pastra, ku sundon rendi dhe ligji, nje qeveri qe ruan rendin kushtetues te Kosoves dhe punon ne konsolidimin e shtetesise dhe promovimin e fqinjesise se mire. Kete qeveri mund ta siguroje vetem LDK.
© KOHA.