Australia krijon sektor ushtarak për kibernetikë

Australia ka krijuar sektorin e parë ushtarak të kibernetikës, në tentim për të luftuar sulmet kibernetike, ka thënë ministri australian Dan Tehan.

 

Ai ka shtuar se misioni i këtij sektori do të jetë edhe rritja e sulmeve ndaj armiqve, sidomos ndaj “Shtetit Islamik”.

“Ky është rezultat i ndryshimit të karakterit të konfliktit”, ka thënë ministri Dan Tehan, i cili po ndihmon kryeministrin gjatë punëve për rritje të sigurisë kibernetike.

Sektori i ri do të ndihmojë në rritjen e luftës kibernetike kundër Shtetit Islamik pasi sipas kryeministrit Malcolm Turnbull këto sulme kanë pasur ndikim në uljen e shtrirjes së “Shtetit Islamik” në Siri dhe Irak.

Sulmet kibernetike i plotësojnë sulmet ajrore dhe aktivitete të tjera të cilat janë pjesë e rolit të Australisë në mbështetjen e forcave të koalicionit në Siri, që mbështeten edhe nga SHBA-ja.

Sektori i ri do të jetë edhe në shërbim të mbrojtjes së forcave ushtarake të Australisë kundër sulmeve kibernetike.

Ky vendim vjen pas bota u trazua nga sulmet kibernetike, duke përfshirë një sulm gjatë javës së kaluar që kishte cakun në Ukrainë por përfshiu edhe vende të tjera.

Gjatë muajit maj një tjetër virus, WannaCry sulmoi shumë kompjuterë në rreth 100 shtete të botës.

Ndonëse Australia i ka menaxhuar këto sulme dhe nuk ka qenë shumë cak i tyre, ministri Tehan ka thënë se ngjarjet në botë tregojnë “se ne duhet të marrim hapa drejt luftimit të këtyre sulmeve”.

“Ne duhet të jemi të gjendje që të sigurojmë nënat, baballarët, bizneset e vogla dhe të mëdha dhe departamentet qeveritare në vendin tonë”, ka shtuar më tutje ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme