Topalli: Basha më keq se Enveri, ai i mblidhte formalisht byrotë

E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, ish-deputetja e PD Jozefina Topalli  nuk kurseu ironinë kur tha se mund të ishte në listë nëse do t’u buzëqeshte familjarëve të Bashës.

“Unë i kam shkuar në zyrë tre javë para zgjedhjeve dhe i kam kërkuar që të mblidhen strukturat e partisë. Ai s’bëri asnjë gjë. Edhe Enver Hoxha i mblidhte formalisht byrotë. Gjithsesi unë e dija që po t’u buzëqeshja familjarëve të Bashës do isha në listë. Por këtë se bëj dot”, tha Topalli.

Ish-kryetarja e Kuvendit theksoi se ndjen neveri për grupin në PD që është pro Bashës.

“Unë ndjej neveri për atë grup që mbështet Bashën. Ata janë njësoj me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Në PD nuk ka garë. Selami nuk është kandidat i vërtetë”, u shpreh ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme