Ka përfunduar rinumërimi i mbi 110 kutive me vota të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, Valmir Elezi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Në orën 14:00 është përmbyllur rinumërimi i të gjitha kutive të votimit. KQZ-ja do të presë vendimmarrjen e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat eventuale për të proceduar tutje drejt çertifikimit të Rezultateve Përfundimtare” ka thënë Elezi.
Vendimi për rinumërimin e 117 kutive të votimit erdhi pas ankesave që janë dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.