Lushtaku rikthehet në Komunë

Drenica e ka pritur me entuziazëm lirimin e Sami Lushtakut dhe menjëherë ka kërkuar që ai ta drejtojë Skenderajn edhe për një mandat tjetër, duke i bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që ta nominojë Lushtakun edhe për një mandat tjetër për qeverisje me Skenderajn në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Kjo kërkesë e qytetarëve të Drenicës që në ditën e parë të lirimit të Lushtakut, në festën e organizuar në Skenderaj, mbështetet në argumentin, siç thonë ata, “e fortë” se mandatin e tij të tretë që e kishte fituar me 85 për qind të votave të qytetarëve të Skenderajt e ka kaluar në burg, shkruan “Zeri”.
Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt dhe i degës së PDK-së në Skenderaj, Hajriz Koci, i pyetur për mundësinë që PDK-ja ta kandidojë Lushtakun edhe për mandatin e katërt, tha se për këtë çështje është shumë herët të flitet.
“Kur të vijë koha e zgjedhjeve PDK-ja do të dalë me nominimin e kandidatit të vet për Skenderajn.Nuk mund të them tani se kush do të jetë ai, prandaj duhet të presim”, ka thënë Koci, i cili ka shtuar se Drenica ka qenë e bindur në pafajësinë e Lushtakut.
Ai shtoi se kryetari Lushtaku do të kthehet në punë brenda 2-3 ditëve, pasi që ka nevojë për të pushuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme