Reagon dekani i Fakultetit Ekonomik ndaj deklaratës së Visar Ymerit

Dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Skender Ahmeti, ka reaguar pas një deklarate të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerit, i cili mbrëmë i kishte uruar suksese kombëtares shqiptare, ndërsa atë të Kosovës as që e kishte përmendur.

 

Me këtë rast, Dekani Ahmeti ka shkruar: ‘’Me çfarë të drejtë një deputet i Kuvendit të Kosovës merr pagën prej taksave të mia dhe nuk e njeh shtetin tim? Me çfarë të drejte një kryetar partie pretendon të merr pushtetin në shtetin tim të cilin vetë nuk e njeh?’’.

Deklarata e Visar Ymerit ka ngjallur reagime të shumta në opinion, pasi në të njejtën kohë kanë zhvilluar ndeshje edhe Kosova edhe Shqipëria, por që lideri i VV-së, ka zgjedhur t’i uroj fat vetëm kombëtares shqiptare.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme