Lutfi Haziri kërcënon Pacollin e Mimoza Kusari- Lilën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri duke folur edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit ka thënë se lista e udhëhequr prej Avdullah Hotit është përgjegjëse për rezultatin, ndërsa ka shtuar se parlamentit do t’i mungojnë Sabri Hamiti si dhe njëri prej themeluesve kryesor të LDK-së, Fatmir Sejdiu.

“Unë mendoj që LDK-së i mungon Sabri Hamiti si deputet sepse kundër tij dikush ka punuar mos me qenë aty. Ata që kanë punuar dikujt t’ia fryjnë votat, kanë punuar që dikujt t’ia zvogëlojnë votat. I mungon listës Nexhat Daci, e Fatmir Sejdiu mbi të gjitha sepse Lumri Abdixhiku, Driton Selmanaj, Vjosa Osmani, Arben Gashi e Valentina Bunjaku Rexhepi ose edhe emrat tjerë janë përfshirë në listë dhe i kanë marrë këto vota që i kanë marrë”.

“Por, pse në listë nuk janë ata që duhet me qenë dhe pse u ‘prenë’ duhet me mundu ata që e kanë bërë. Sepse dikush po punon me rrënuar Kalanë e LDK-së,”, ka thënë ai në një intervistë për shqiptari.eu.

Ai më tutje ka shtuar se deputetët e koalicionit LAA-së nuk guxojnë të shkojnë te asnjë parti e as të bëjnë veprime të tilla pasi votat i kanë marrë nga LDK-ja.

“Deputetët e saj nuk guxojnë dhe nuk mund të ndahen nga grupi parlamentar, duke përfshirë edhe deputetët e AKR-së dhe Alternatives. Ai që del nga 29, definitvish

http://www.insajderi.com/insajderi-sjell-hulumtimin-per-historine-e-el-chapos-kosovar-burgosuri-qe-perfitoi-11-tendere/t do të japë llogari para votuesve të LDK-së sepse këto vota janë të LDK-së”, ka shtuar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme