Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdojë seancën e gjashtë për propozimin për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevski.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje e hapi këtë pikë dhe paralajmëroi se për fjalim janë paraqitur numër i madh i deputetëve, por e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për sot në ora 11:00.
Për diskutim janë paraqitur mbi 90 deputet.
Nëse parlamenti nuk e shkarkon Zvërlevskin deri më 17 korrik, emri i prokurorit të ardhshëm do të dihet në vjeshtë.