Graniti tetë vjeçar nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën tuaj

Granit Sylejmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës, vuan nga sëmundja e ekstrofisë së fshikëzës urinare.

Ai duhet të dërgohet jashtë vendit për shërim.

Babai i tij, Mursel Sylejmani, ka bërë të ditur për Telegrafin se djali tij ka lindur me këtë sëmundje.

Sipas tij, ai që tetë vite është duke u marr me trajtimin e sëmundjes së tij, por pa sukses.

“E vetmja mundësi është ndërhyrja kirurgjike që duhet t’i bëhet në një spital në Maqedoni”, ka thënë Sylejmani duke shtuar se operacioni kap shumën prej 15.000 euro.

Ai ka potencuar se familja jeton me ndihmë sociale dhe kjo shumë është e papërballueshme për ta.

E të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë mundësi, mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni:

049/676-925 dhe në xhirollogarinë bankare 1707003024076473-NLB Prishtina

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme