Trump kritikohet për komentet që ia bëri Zonjës së Parë të Francës rreth dukjes

Ministrja e Jashtme e Australisë, Julie Bishop, e ka kritikuar sot presidentin amerikan, Donald Trump, për komentet që ia kishte bërë Zonjës së Partë të Francës për dukjen e saj gjatë vizitës në Paris të enjte.

 

“Jeni në formë shumë të mirë,” Trump u filmua të enjten duke i thënë Brigitte Marconit, bashkëshortes së presidentit të Francës, Emmanuel Macronit, transmeton Express.

“Pyes veten nëse ajo do të mund ta thoshte të njëjtën gjë për të?” ka thënë Bishop për transmetuesit publik të Australisë, kur u pyet nëse do të ndihej e ofenduar apo lëvduar nëse komenti i njëjtë i ishte bërë asaj.

“Do të tronditesha, mendoj. Është koment interesant për t’u bërë,” ka thënë ajo./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme