Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 49-vjeçarit shqiptar në Itali. Mediat kanë zbuluar edhe emrin e viktimës. Mëngjesin e sotëm poshtë shtëpisë ku banonte në rrugën “Galvani” në Terni, Demir Hyseni është qëlluar me 3 plumba duke humbur jetën.
Hyseni ishte murator dhe jetonte me gruan dhe vajzën në një apartament në katin e dytë. Pak minuta para se ora të shënonte 7 e mëngjesit, ashtu si çdo ditë, shqiptari zbriti nga shtëpia për të shkuar në punë, në një firmë në zonën e Stroncones.
Hipi në makinën e tij “Volkswagen Touran” dhe tjetri i është afruar. Sherr e të shtëna mes tyre e më pas vrasja. Kjo është ajo që kanë përshkruar dëshmitarët, përcjell News.al.
https://www.dailymotion.com/video/x5tx1p1