Kryetari i LDK-së, thotë se Qeveria i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, edhe pse qytetarët e Kosovës ende nuk lëvizin lirshëm, transmeton lajmi.net
“Qeveria jonë, me gjithë sabotimet e shumëanshme, ka bërë hapa historik në proceset eurointegruese duke nënshkruar dhe filluar së zbatuari MSA-në, duke përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave, duke vendosur raporte partneriteti me autoritetet evropiane dhe me shtetet kryesore të BE-së, si dhe duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në iniciativat evropiane, ku kemi përfituar projekte konkrete e kemi parandaluar nisma të dëmshme për vendin”, ka shkruar Mustafa në facebook.
Ai tutje ka thënë se integrimi në BE është vizion i popullit të Kosovës.
“Integrimi në Bashkimin Evropian, bashkë me anëtarësimin në NATO dhe ruajtjen e miqësisë permanente me SHBA-të, nuk janë trend i kalkuluar, por vizion dhe përcaktim popullor i qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai.
Ndryshe, dje zëdhëënsja e Federica Mogherinit, Maja Kocijancic ka deklaruar se Kosova duhet të plotësojë edhe dy kritere që t’i hiqen vizat, duke pretenduar në Demarkacion dhe luftimin e korrupsionit. /Lajmi.net/