Tiranë, arrestohet një person pasi i kërkoi kunatës marrëdhënie seksuale

Një shtetas është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte dënuar nga gjykata me 8 muaj burg me akuzën e ngacmimit seksual ndaj kunatës së tij.

Policia bëri me dije se arrestoi shtetasin Kujtim Hoxha, i cili ishte dënuar disa muaj më parë me 8 muaj burg nga gjykata, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2014.

Hoxha ishte shpallur në kërkim që prej asaj kohe dhe është bërë e mundur që të kapet vetëm ditën e djeshme, ku raportohet se nuk ka bërë rezistencë ndaj policisë.

Sa i përket ngjarjes së ndodhur 3 vite më parë, Kujtim Hoxha ishte kallëzuar në policia nga D.M., gruaja e vëllait të tij, e cila pretendonte se ai e kishte ngacmuar seksualisht.

Ajo kishte rrëfyer se i pandehuri Kujtim Hoxha i kishte kërkuar vazhdimisht që të kryente marrëdhënie seksuale me të, duke i thënë se përndryshe do ta shkatërronte atë dhe familjen.

Sipas saj, më 7 tetor 2014, rreth orës 21:58, i pandehuri Kujtim H. i kishte dërguar një sms me tekst me përmbajtje të fortë seksuale.

Para oficerit të policisë gjyqësore, e dëmtuara D. M. ka sqaruar se pasi ka lexuar këtë mesazh ka telefonuar djalin e tij, nipin e saj, duke i thënë: “Thuaji babait tënd të mos shkruajë sms në telefon dhe budallallëqe, se kam për ta denoncuar ne polici”. Edhe pas kësaj telefonate i pandehuri i ka dërguar një tjetër sms me përmbajtje seksuale të dëmtuarës.

Gjatë hetimeve dhe gjatë gjykimit i pandehuri Kujtim H. kishte ngritur një alibi, sipas të cilës komunikimet me kunatën i ka pasur për shkak të një borxhi që i kishte dhënë 5 vjet më parë.

Ai ka deklaruar se i ka dërguar mesazhet me atë përmbajtje të kunatës së tij jo për ta ngacmuar seksualisht, por për një borxh prej 5 milionë lekësh të vjetra, që ende nuk ia kishte shlyer.

“Ky pretendim i të pandehurit nuk qëndron pasi nga të gjitha mesazhet e dërguara në numrin e saj të telefonit nuk ka shprehje për lekë borxh, por vetëm shprehje të ngacmimit seksual. Gjithashtu, nga ana e të pandehurit, nuk u paraqit ndonjë provë shkresore që të provonte se shtetasja D. M. i ka dhënë lek borxh”,- arsyetonte gjykata në vendimin e saj, pas të cilit vendosi që ta dënonte të pandehurin me 8 muaj burg.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme