I nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Ameriëks në Kosovë, Greg Delawie.
Përmes një njoftimi për medie, “Vetëvendosje”, ka bërë të ditur se në këtë takim me ambasadorin i pranishëm ka qenë edhe deputeti Glauk Konjufca.
Sipas komunikatës, në këtë takim është diskutuar procesi i formimit të institucioneve të legjislaturës së gjashtë si dhe sfidat e punët që e presin qeverinë e ardhshme dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi.