Haradinaj paralajmëron protesta për Demarkacionin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se, po hetohet një rritje e propagandës për përkrahje të versionit të gabuar të demarkacionit.

Qeveria, sipas tij po deklarohet sikur kjo çështje është e përfunduar.

“Dje është lansuar një lajm sikur NATO e ka përmbyllur demarkacionin. Kjo nuk është e vërtetë. Ne shpresojmë se do të ndryshojnë qëndrimet për gjetje të zgjidhjes në tryezën e 3 gushtit”, ka deklaruar Haradinaj, raporton Zëri.

“Jam i habitur se si nuk po ndërrojnë qëndrim kur edhe deputetët e koalicionit po deklarojnë se Kosova po humb territor”, ka thënë më tej Haradinaj në një konferencë për media.

Ai po ashtu ka paralajmëruar edhe protestë qytetare, ku sipas tij, do të jetë njëra nga format e kundërshtimit për demarkacionin me Malin e Zi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme