Gjatë mëngjesit të hershëm të ditës së sotme ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën Tetovë-Jazhincë, ku janë lënduar pesë person.
Sipas konkludimeve që dalin nga ekspertiza në vendin e ngjarjes, del se fajtor për aksidentin është mosrespektimi i përparësisë në komunikacion.
Dëmi i shkaktuar në këtë aksident vlerësohet rreth 150 mijë denarë, kurse janë dëmtuar një Ford Touran, me regjistrim norvegjez dhe një Ford Transit, me regjistrim të Maqedonisë.
Udhëtarët e lënduar janë nga fshati Sllatinë e Tetovës. Dy nga të lënduarit janë mbajtur në spitalin e Tetovës për mjekim të mëtutjeshëm.