Derisa Komuna e Prishtinës pretendon se gjatë mandatit qeverisës katërvjecar të Shpend Ahmetit janë përmbushur në tërësi thuajse 12 zotimet e programit të Lëvizjes Vetëvendosje, megjithatë një premtim i kryetarit Ahmeti ka ngelur pezull.
Shpend Ahmeti kishte deklaruar se sapo të marrë mandatin do të angazhohet për rrënimin e garazheve të PDK’së.
Këto garazhe janë ndërtuar pa leje, ndërsa numri i ndërtimeve pa leje në Komunën e Prishtinës është rreth 45 mijë e 450 objekte. Garazhet e PDK – së janë të regjistruara në emrin e Latif Gashit.
Sipas Ligji i Legalizimit nëse një objekt është në kundërshtim me kriteret e planit rregullues, ai objekt legalizohet, përpos rasteve ku ato objekte janë në prona komunale dhe në rastet kur nuk i plotësojnë kriteret e sigurisë.
Këto garazhe janë ndërtuar në pronën e Odës Ekonomike të Kosovës ku gjenden edhe zyrat Partisë Demokratike të Kosovës./Sakte.net