LR PDSH mbështetje për protestën në Tetovë

Lëvizja për Reforma – PDSH në parim ka mbështetur dhe do të mbështesë çdo protestë apo iniciativë qytetare, që për qëllim ka ngritjen e zërit dhe parandalimin e helmimit dhe dëmtimit të shëndetit të njeriut, sidomos kur bëhet fjalë për personat e papërgjegjshëm, qoftë ajo nga administrata komunale në Tetovë apo Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. LR-PDSH moralisht dhe simbolikisht do të mbështesë edhe protestën me moton “Largo deponinë nga qyteti!”, që do të organizohet nga lagjja “Dardania” më 20 korrik në Tetovë. Institucionet kompetente, Komuna e Tetovës dhe Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, urgjentisht duhet të gjejnë zgjidhje për Deponinë e Tetovës, e cila është e vendosur në afërsi të qytetit dhe helmon çdo ditë tetovarët, duke rrezikuar jetët dhe shëndetin e fëmijëve, pleqëve, të sëmurëve kronik por edhe të tjerëve. Rikujtojmë drejtorin e ndërmarrjes së NPK Tetovë, i cili sapo vuajti dënimin e padisë që u ngrit ndaj tij, të mos vazhdojë me praktikat e vjetra të ndezjes së mbeturinave në Deponinë e qytetit, por edhe në vet kontenjerët që janë të vendosur nëpër lagjet e qytetit. Jo më larg se dje, më datë 18.07.2016, (dita e Hënë), të gjithë kontenjerët e vendosur në qendër të qytetit, konkretisht në afërsi të Gjyqit të Tetovës, sh.f “Liria”, udhëkryqi tek Komuna dhe lagje të tjera ishin ndezur mbeturinat dhe qyteti kundërmonte me erë të keqe.
LR-PDSH – Dega e Tetovës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme