Provokimi i Daçiqit për Millosheviqin dhe biseda “sekrete” me Nulandin për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar në një intervistë “Deutsche Welle” se kur flet për “fajësinë e Sllobodan Millosheviçit” ka Serbinë në mendje.

“Gjykata e Hagës me dënimin e Radovan Karaxhixhit teorikisht përcaktoi se nuk ka fakte se Sllobodan Millosheviç, që është Serbia – sepse Millosheviç ishte presidenti i saj – ishte fajtor për krime lufte”, tha Daçiq.

Daçiq ka shtuar se me vendimin e saj Gjykata e Hagës tregoi se nuk e ndan Serbinë nga Millosheviçi, përcjell Panorama.

 Por, sipas tij, në fakt secili duhet të mbajë përgjegjësi individuale për krimet të kryen.

Deri tani Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina kanë hapur padi ndaj Serbisë. Një gjë të tillë ka paralajmëruar dhe Hashim thaçi, por pa përcaktuar një afat kohor.

I pyetur se çfarë lloj marrëdhënies ka me këto tre vende Serbia, Daçiq është përgjigjur se “lidershipi është i hapur për paqe dhe stabilitet në rajon”.

Kurse i pyetur se kur Serbia do të njohë realitetin e pavarësisë së Kosovës, ai u përgjigj duke thënë se çështja nuk është e natyrës politike, por një problem me ligjin ndërkombëtar.

 Daçiq në këtë drejtim shtoi se nuk mund të pranohet që një pjesë e territorit të Serbisë të shpallë pavarësinë pa miratimin e vetë Serbisë.

Ministri i Jashtëm gjithashtu tregoi dhe për një bisedë me Zv.Sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.

“E dini që Nuland më ka thënë se SHBA-të kanë 20 vite që investonin për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ndër tjerash Daçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme