Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, shkruan Tanjug.
“Si kryetar i Listës Serbe i falënderoj për ftesën për të marr pjesë në bisedime, por duhet të ju njoftoj që Lista Serbe nuk do të shkojë në këtë takim”, ka thënë Rakiq, transmeton lajmi.net
Ai ka thënë se bisedimet se cilin koalicion do ta përkrahin do të realizohen në Beograd.
“Ne jemi të gatshëm për bisedime dhe dialogu nuk ka alternativë, por jemi të gatshëm për të biseduar mbi politikën e paqes. Nuk jemi të interesuar për pozita, por që serbët të kenë jetë më të mirë në Kosovë”, shtoi Goran Rakiq.
Në takimin e nesërm nuk do të marrin pjesë as Vetëvendosje dhe LAA. /Lajmi.net/