Policia e Kosovës, dje rreth orës 3:00 pas mesnate, ka realizuar një aksion të jashtëzakonshëm, duke shpëtuar një femër e cila po tentonte të vetëvritej duke u hedhur nga kati i nëntë i një ndërtese në Ferizaj.
Në njoftimin e policisë, thuhet se patrulla policore i është përgjigjur rastit, ku ishte njoftuar se një femër po tentonte të kryente vetëvrasje, shkruan gazetametro.net.
Policia pasi ishte futur në ndërtesën shumëkatëshe të banimit, përmes dritares së korridorit kanë arritur ta tërheqin dhe shpëtojnë viktimën.
Tutje, policia e ka dërguar atë për trajtim të nevojshëm mjekësor dhe bëhet e ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin.