Deputeti Milaim Zeka thotë se presidenti Hashim Thaçi caktoi seancën konstituive më 3 gusht, për ‘inat të tij’.
Ai thotë se e pati paralajmëruar seancën një ditë më vonë.
Zeka shkruan në Facebook:
Thaçi cakton seancen me 3 “perinat” timin
E pata paralajmeruar seancen e pare me daten 4 gusht. Presidenti, ne shenje “hakmarrje” ndaj meje, e caktoi per daten tre.
Ka shume gjasa qe edhe une t’i hakmirrem, edhe ta bojkotoje seancen e kesaj date…
Ta shohim se çfare zhvillimesh do te kete deri me 3 gusht…