Dje ka ndërruar jetë këmbësorja që ishte goditur nga një makinë në Bajgorë të Mitrovicës.
Policia ka bërë të ditur se viktima kishte pësuar lëndime të rënda dhe se ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin, ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, e njëjta ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.