Gjatë vitit 2016-të janë shënuar 70 incidente, që sipas Komitetit të Helsinkit, janë motivuar nga urrejtja. Në raportit vjetor për krime nga urrejtja të përgatitur nga ky komitet, thuhet se viktimat dhe kryerësit e incidenteve zakonisht janë të bashkësive të ndryshme etnike. Ndërsa, 70% e incidenteve të regjistruara kanë ndodhur në Shkup dhe rrethinën e Shkupit.
GRAFIKË:
43 incidente në Shkup
8 në Kumanovë
4 në Manastir dhe Tetovë
3 në Demir Kapi dhe Negotinë
2 në Kavadar
1 në Gostivar, Shtip dhe Koçan
URANIJA PIROVSKA,KOMITETI HELSNIKIT
“Ajo që ne e konstatojmë me vitë është që shteti nuk ndërmerr masa të duhura për të parandaluar gjuhën e urrejtes por edhe krimet dhe incidentet e motivuara nga urrejtja. Para së gjithash, përshkak se këto incidente nga ana e gjykatave nuk trajtohen si duhet, më së shpeshti trajtohen si krim dhune, pra nuk u jepet kualifikimi i nevojshëm, për shkak se këto vepra konsiderohen vepra serioze”.
Duke i’u referuar këtij raporti, incidentet janë motivuar nga kriza politike e cila ka qenë e shoqëruar me esklaim të nivelit të gjuhës së urrjetjes si dhe zgjedhjet parlamentare.
Sipas shifrave të prezantuara, 46% kanë qenë të përkatësisë etnike, 36% për përcaktimin politik, 16% për shkak të statusit refugjat, 4% për përkatësinë fetare dhe 1% për racizëm.
GRAFIKË:
46% përkatësi etnike
33% përcaktim politik
16% statusi refugjat
4% përkatësi fetare
1% racizëm
“Më së shpeshti, kryerësit janë të rinjtë dhe më së shpeshti arsyeja pse ndodhin këto incidente dhe krime të motivuara nga urrejta është përkatësia etnike./// Nuk duhet të anashkalojmë edhe rastet që flasin se ekziston nivel i lartë i ksenofobisë kur bëhet fjalë për refugjatët, për shkak se gjatë periudhës së krizës së refugjatëve kemi shënuar rritje të numrit të rasteve kundër personave që kanë që kanë kaluar territorin e vendit tonë dhe të cilët ikin nga vendet e tyre për të shpëtuar jetën e tyre”.
Komiteti i Helsinkit vlerëson se ka rritje për 60% të incidentëve në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015. Refugjatët dhe migrantët që tranzitojnë përmes territorit të vendit shpesh janë të ekspozuar në rrezik të madh që të bëhen viktima të krimeve të motivuara nga urrejtja.