PAN-i synon që edhe Qeveria të votohet më 3 gusht

Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), po synon që më 3 gusht pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit, në të njëjtën ditë ta votojë edhe Qeverinë e re, me Ramush Haradinaj të nominuar për kryeministër.

 

Anëtari i kryesisë së AAK-së dhe zëdhënësi i saj, Muharrem Nitaj ka thënë të martën për lajmi.net se janë duke e shqyrtuar mundësinë që në ditën kur të bëhet konstituimi i Kuvendit të votohet edhe kabineti qeveritar.

 

“Ende nuk e dimë saktë, por po i shohim mundësitë që edhe Qeveria të votohet në të njëjtën ditë”, ka thënë Nitaj për lajmi.net.

 

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 3 gusht dhe do të nis nga ora 10:00. Vendimi për mbajtjen e kësaj seance e ka marr të hënën presidenti Thaçi.

 

Kryesia Kuvendit e legjislaturës së kaluar sot ka mbajtur mbledhje ku janë bërë përgatitjet për seancën konstituive të 3 gushtit.

 

Në këtë mbledhje është bërë edhe ndarja e ulëseve për grupet parlamentare. Koalicioni PAN si grupi më i madh parlamentar do të ulët në mes të Kuvendit. Ndërsa Vetëvendosje do të ulët në anën e djathtë të kryetarit, aty ku ka qenë e ulur LDK, ndërsa, koalicioni LAA do të ulët në anën e majtë të kryetarit të Kuvendit, ku në legjislaturën e fundit ishte Vetëvendosje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme