Berisha: Deklarata e Vuçiqit për Kosovën mund të jetë ndër më fatalet

Sociologu Ibrahim Berisha, deklarimin e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me Kosovën e sheh me hile.

Madje me një hile të madhe e cila ka të bëjë me copëtimin territorial të Kosovës përmes Asociacionit të komunave serbe.

“Teksti i Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me theksin ‘për të nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovë’, mund të jetë ndër më fatalët për tërësinë integrale dhe sovranitetin e Kosovës. ‘Të mos lejojmë që të humbasim ose dikujt t’ia dorëzojmë atë që kemi, por edhe të mos presim se do të na kthehet në dorë ajo që e kemi humbur kaherë’. Vuçiq edhe formalisht do hisen e Serbisë në Kosovë, të cilën e konfirmon se tashmë e ka dhe duhet përfunduar me procedura “demokratike”. Ai nuk flet për shtetin e Kosovës, por për një pjesë të Serbisë në Kosovë, i cili sipas konstruktit politiko-administrativ të Beogradit, formalizohet përmes Asociacionit si hap i fundit për copëtimin territorial të Kosovës”, ka thënë Berisha në një status në Facebook.

Sipas Berishës, Vuçiq jo rastësisht del me këtë propozim kur kriza e bërjes së qeverisë është e dukshme dhe partia e tij në Parlamentin e Kosovës synon të maksimalizojë përfitimet që i dhurohen nga kultura bajraktare dhe provinciale e liderëve të partive të shqiptarëve.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme