Nënkryetari i PDK-së, Xhaviti Haliti ka thënë që PDK është e vendosur sa i përket kandidati të tyre për kryetar Kuvendi.
Haliti në një emision televiziv, tha që PDK nuk ka asnjë alternative tjetër, dhe Kadri Veseli është i vetmi kandidat.
“Të gjithë në PDK, kanë shprehur disponimin që Kadri Veseli të jetë kryetar Kuvendi”, tha Haliti në Imazh, raporton Gazeta Blic.
Më tej Haliti bëri të ditur se nuk do të ketë ndryshime sa i përket kandidatit, përveç nëse Kadri Veseli refuzon të jetë kandidat./GazetaBlic.com./