Teuta Rugova dhe Ukë Rugova nuk marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Gazeta Blic ka raportuar edhe me herët se nga kjo mbledhje janë përjashtuar disa deputetë që s’janë anëtar të KP-së, dhe dy prej kryetarëve të degëve, ai i Prizrenit, Haxhi Avdyli dhe ai i Degës së katërt të LDK-së në Prishtinë, Halim Muçolli, të cilët ishin kundërshtues të vazhdueshëm të koalicionit me PDK-në e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Mbledhja e Këshillit të LDK-së, është duke u mbajtur në Hotelin Emerald në Prishtinë.