Lr – PDSH është shprehur se bëhet gati t’i fitojë e vetme zgjedhjet lokale. Kështu të paktën është shprehur anëtari i kryesisë dhe zëdhënësi i kësaj partie, Flakron Bexheti, sipas gazetës Koha.
“Lr – PDSh nuk e përjashton mundësinë që të lidhet ndonjë koalicion për zgjedhjet lokale nëse ka pajtueshmëri midis subjekteve. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët ka nënshkruar marrëveshje koalicionimi për zgjedhjet parlamentare, dhe si i tillë nuk i obligon partitë të koalicionojnë edhe në zgjedhjet lokale. Megjithatë, nëse ekziston pajtueshmëri dhe diskonim publik mes subjekteve, nuk përjashtohet mundësia e koalicionimit për zgjedhje lokale me qëllim të unifikimit të votës shqiptare”, është shprehur Bexheti./Sakte.net