Gjeni dallimin! Si e shohin qytetarët Tetovën dhe si e sheh Teuta! (Foto)

Ditë më parë të rinjtë e Lëvizjes BESA përmes një aksioni simbolik kishin ngritur shqetësimin për gjendjen kaotike të mbeturinave në Tetovë. Ata kishin akuzuar kryetaren e kësaj komune, Teuta Arifi për politika të dështuara dhe mospërmbushje të premtimeve. Për më tepër, përmes një aksioni simbolik, këta të rinj në shenjë revolte ndaj kësaj gjendje kaotike ekologjike “me çadra e mbuluan këtë turp” të kryetares së kësaj komune.

“Ajo që di të bëjë znj. Teuta Arifi është që të përpiqet që turpin ta mbulojë me lajme të pavërteta. Dhe ne sot ndodhemi këtu që t’ia lehtësojmë punën asaj”, ishte thënë në deklarimin e tyre.
Dhe nuk vonoi shumë, kryetarja e komunës përmes një aktiviteti i vërtetoi këto thënie.

Teuta Arifi morri pjesë në festivalin “Vera e Kulturës Tetovare 2017 duke bërë të ditur se nuk i bëjnë përshtypje pamjet e shëmtuara ku vërehen mbeturina në çdo cep të Tetovës i cili është shpallur edhe një prej qyteteve më të ndotura në Evropë. Në sytë e kryetares së Tetovës, realiteti i hidhur i mbuluar me çadra, duket se nuk ekziston!/Sakte.net

Gjendja faktike

Tetova siç e sheh Teuta

Gjendja faktike


Tetova siç e sheh Teuta



Gjendja faktike

Tetova siç e sheh Teuta

Fotot ilustrojnë më së miri gjendjen në të cilën ndodhet kjo komunë dhe përpjektet se si mundohet ta paraqesë në opinion kryetarja aktuale e saj, Teuta Arifi./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme