Surroi i kundërpërgjigjet Veselit, zbulon diçka krejt të re

Kryetari i kuvendit në detyrë Kadri Veseli ka thënë që me datën 3 gusht do të kemi seancën konstituive të Kuvendit në të njëjtën kohë do të kemi edhe hapat që do të ndërmerren edhe për kandidaturën për propozime për kryetar kuvendi i cili edhe në bazë të kushtetutës do të jetë nga Partia Demokratike e Kosovës përkatësisht nga koalicioni PAN.

I menjëhershëm në reagim ishte publicisti Veton Surroi i cili i është kundërpërgjigjur Veselit në Facebook.

Ai ka thënë se “Kushtetuta e Kosovës nuk përcakton se kryetar i Kuvendit duhet të jetë automatikisht kandidati I PAN-it.”

Ai ka cituar edhe disa pika të Kushtetutës të cilat e kundërshtojnë Kadri Veselin.

“Në nenin 67 , pika 2 të Kushtetutës thuhet se “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”, ka bërë me dije Surroi.

Veç të tjerash ai ka shtuar se “Kushtetuta ia garanton PAN-it kandidimin, por jo postin e kryetarit të Kuvendit. Pra, PAN-I ka të drejtën e propozimit por të drejtën e zgjedhjes e kanë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Në demokracitë normale , në një gjendje të këtillë, pakica (PAN) duhet t’i adaptohet vullnetit të shumicës , gjegjësisht ta bindë shumicën për propozimin e vet.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme