Anëtari i AAK-së, Halil Matoshi ka theksuar se kandidati i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj është një faktor unifikues. Ai në një shënim të gjatë në Facebook ka shpjeguar deri në detaje, se pse sipas tij, Haradinaj është njeri i ndryshimeve të mëdha dhe unifikues
Shënimi i plotë i Matoshit:
Haradinaj – unifikues!
Tre fakte që dëshmojnë se Ramush Haradinaj asht njeri i ndryshimeve të mdhaja dhe unifikues
Ai me 3 dhetor 2004 e merr detyrën e Kryeministrit të Kosovës nga Presidenti historik Ibrahim Rugova dhe në krye të Qeverisë qëndron deri me 8 mars 2005, kur i përgjigjet si burrshteti i vërtet thirrjes për t’u paraqitë para TPI në Hagë;
Pra Ramush Haradinaj lidh koalicion me LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, kur lideri paqësor dhe partia e Tijj ishin stigmatizue nga krahu i ashtuquajtun i luftës, ndonëse Rugova fliste me urti për të njajtën levizje çlirimtare, komplementare;
Gjatë trazirave të marsit 2004 Haradinaj merr lavdata nga aleatët e Kosovës për sjelljen e tij prej burreshteti në mbrojtje të komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe trashëgimisë së tyre kulturore;
Poashtu, me ia shtrëngu dorën Rugovës, në çastet kur ai ishte nën presione të ndryshme politike dhe nga faktorë te ndryshëm dhe të thuesh i vetmuem, ishte vërtet akt I amdh politik dhe qytetar e atdhetar.
Haradinajn, këso aktesh për të satën herë e shfaqin si unifikues dhe Rugova me 2005 e cilëson për të tillë: “Si një burre të madh e të gjesteve të mëdha, luftetar lirie e patriot par exellence…”
Ato 100 ditë të qeverisjes së tij edhe nga oponentë politik mbahen në kujtesë si shumë të suksesëshme, duke i dhanë qeverisjes një mdoel të ri, dinamik dhe me agjenda të qarta dhe afate për secilin ministër e dikaster;
Prandej Teuta Rugova dhe secila deputete ose deputet e akecilës parti ose grupim politik që e voton Haradinajn me 3 gusht ka dhanë një votë për ndryshime – ne drejtim te duhun – pavarësisht se çfarë na thonë popullistë që kanë mbledhë vota jo duke u angazhu për diçka, sepse ide politike nuk kanë, por duke u angazhu kundër!?
Asht rrezik me jetu në një vend ku tjetri përjashtohet e stigmatizohet, shpallet anmik – jo pse vërtet asht i tillë – por sepse – ti nuk mund ta durosh konkurrencën politike.
Leni njerzit të votojnë lirshëm, (sepse deputeti sipas Kushtetutës së Republikës nuk i nënshtrohet asnjë mandate tjetër pos bindjeve dhe ndërgjegejs së tij) të mendojnë e të zgjedhin lirshëm, mos i gozhdoni, sepse vetëm komunizmi njeh të vërteta përfundimtare!!!
2.) Pas zgjedhjeve te 2014es, Haradinaj i asht bashkuet pa hezitim koalicionit opozitar VLAN (Vetvendosje, LDK, Alenaca dhe Nisma) për me ia sjellë vendit ndryshimin aq shumë të pritun, e tuj qenë në opozitë plot dhjetë vjet;
Mirëpo, një natë vonë – nepër terr – nga VLAN shkëputet Isa Mustafa i LDK-së tuj e “varrosë” edhe nëjherë idenë e ndryshimit dhe sot, asht hipokrite që koalicioni PAN të cilësohet nga zyrtarët e LDK-së si “koalicion i territ”;
Keshtu që edhe intenca e dytë e Haradinjat për ndryshim u dështua pa fajin e tij;3.) Marreveshja e marsit 2016 (dokumnet i shkruem dhe i dakorduem mes AAK-se,Nisma-s dhe shoqnise civile kosovare) që mësynte me e mbrri ndryshimin, duke e nxjerr koalicionin e madh PDK + LDK në opozitë – në bashkëpunue me Levizjen Vetëvendosje!
Madje kësaj lëvizjeje (përkatësisht Albin Kurtit) i ishte ofru nga vet Haradinaj me gjenerozitet e sinqeritet posti i Kryeministrit të Republikës, (argument që rrëxon përdhe floskulen se Haradinaj asht ba rob i postit të Kryeministrit!?) me idenë për me u ndërpre trendet negative në vend, mirëpo VV-ja nuk e ka pranu marrëveshjen, për me dëshmu se asnjëhërë nuk e ka pasë synim imediat ndryshimin e gjendjes në vend, që e aknë ba motto dhe postulat propagnde të lirë!Në këtë dritë faktesh del se as LDK dhe as Lëvizja Vetëvendosje kurrë nuk e kanë pasë seriozisht betejën për ndryshimin e modelit qeverisës, porse vetëm rritjen e votuesve përmes manipulimeve me tema të sferës emotive.
Pra secili debat bahet me forcën e argumenteve dhe jo me argumentin e forcës!P.S.Sëkendejmi, të gjithë deputetët racionalë, me vullnet të lirë – si përfaqësues të sovranitetit të popullit – e kanë për detyrë patriotike dhe qytetare me e votu Ramush Haradinajn për Kryeministër të vendit, si dëshmi se Kosova di me e vlerësu njeriun që e bëri luftën por edhe më madheshtore e bëri atë me aktet e tij në paqe, si dëshmi se Kosova munet me funksionu si shoqni unike, që shmang interesat partikulare e ideologjike, madje edhe ndarjet etnike e fetare, pra që di me i menjanu edhe inatet personale dhe me ia dhanë vendit një Kryeministër për ndryshime!
Me 3 gusht Ramush Haradinaj e merr drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për me i dhanë atdheut institucione shtetnore kredibile e me integritet dhe per me i adresu per zgjidhje çashtjet e interesit nacional, ne afat optimal!
Kam uzdaje dhe due me besue se edhe kundershtaret e sotshëm politik, kanë me i duatrokitë atij dhe Qeverisë së Tij dhe me e përcjelle me ovacione, ditën kur ajo Qeveri do ta dorëzojë detyrën me 1921.