Sejdiu: I mbesim besnik qëndrimeve tona

Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu është regjistruar para pak çastesh si deputet në Kuvendin e Kosovës.

 

Sejdiu ka thënë pas regjistrimit se pavarësisht presionit, deputetët e AKR-së nuk do ta votojnë qeverinë e PAN-it, shkruan arbresh.info.

“Unë besoj që konfuzioni është tek disa palë të tjera e jo te AKR-së si subjekt politik. Vendimet tona do të jenë ato që i kemi marrë me koalicionin.  Që nga fillimi përkundër tentativa e presionit, gjithmonë jemi deklaruar dhe mbesim besnik se s’do ta votojmë koalicionin PAN”, ka thënë Sejdiu.

I pyetur në lidhje me raportimet e djeshme në media se deputeti tjetër i AKR-së, Labinot Tahiri do ta votoj Kadri Veselin për kryeparlamentar, Sejdiu ka thënë se Tahiri është sqaruar për këtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme