Arrestohet 62 vjeçari për abuzim të fëmijëve në pornografi

Një 62 vjeçar me inicialet  Z.T. është arrestuar dje në veri të Mitrovicës për veprën penale të abuzimit të fëmijëve në pornografi.

Viktima është një vajzë me inicialet V.F  e moshës 14 vjeçare.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur armëë.

“Më 26.07. jemi informuar rreth abuzimit të fëmijëve në pornografi. Me punën mëtejshme operacionale dhe zbatimin e veprimeve të caktuara hetimore, arritëm në prova që dëshmuan këtë vepër penale. Në bashkëpunim me zyrën e prokurorit kompetent, kemi kryer një bastisje të të  të dyshuarit” ka thënë për Kossev, shefi I planifikimit operativ dhe vlerësim i policisë për veri,  Miodrag Lekiq.

“Gjatë kontrollit kemi gjetur prova që dëshmojnë për një vepër të tillë  penale. Gjithashtu, ne kemi gjetur një pushkë automatike, një sasi të madhe të municionit të kalibrit të ndryshëm dhe një pajisje shpërthyese”, shtoi ai.

Mjeti shpërthyes  është larguar mbrëmë, rreth 22 orë nga ekipi EOD i KFOR-it amerikan.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit , i është caktuar paraburgimi  48-orësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme