Deputeti i zgjedhur nga Koalicioni PDK-AAK dhe Nisma, Enver Hoxhaj, tha sot se i kanë numrat e mjaftueshëm që në seancën e parë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
Hoxhaj, i cili sot u regjistrua si deputet i ri, beson se do të jenë përfaqësues të denjë për qytetarët e Kosovës.
Sipas tij Koalicioni PAN ka mandatuar kryetarin e partisë për kryetar të Kuvendit dhe Ramush Haradinajn për kryeministër.
Bashkë me Hoxhajn u regjistrua edhe deputetja Blerta Deliu që për të është hera e tretë që zgjidhet deputete.